Punësim i Garantuar për të Rinjtë

superpuna është platformë punësimi e krijuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në kuadër të skemës së Punësimit të Garantuar për të Rinjtë, e cila do të lehtësojë qasjen e të rinjve në tregun e punës dhe do të ndihmojë bizneset në angazhimin e punëtorëve të rinj.

Çfarë ju ofron superpuna?

superpuna synon garantimin nga Qeveria të një vendi pune për çdo të ri nga 18 deri në 29 vjeç, përmes ndërmjetësimit midis punëdhënësve dhe punëkërkuesve. Pas ndërmjetësimit të suksesshëm, Qeveria bën subvencionimin e pagës mujore të punëtorit, në vlerë prej 350 eurosh për 6 muaj.

Picture 1

Punëdhënësit:

Punëdhënësit mund të jenë nga sektori privat, sektori publik ose organizatat joqeveritare.

superpuna i ofron punëdhënësve:

  • Mundësi angazhimi për deri në 50 të rinj,
  • Subvencionim të pagës prej 350 euro për 6 muaj,
  • Zhvillim të resurseve njerëzore.

Punëkërkuesit:

Punëkërkuesit duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës të moshës 18-29 vjeçare.

superpuna i ofron punëkërkuesve:

  • Mundësi punësimi të rregullt për së paku 6 muaj,
  • Kontratë pune me kushte të favorshme,
  • Zhvillim profesional në karrierë.
Picture 2

Mundësitë që ofron superpuna

superpuna ofron mundësi punësimi për të rinjtë dhe subvencionim të pagës së punëtorit të ndërmjetësuar për bizneset.

Picture 3

Mundësitë për trajnim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përmes Qendrave të Aftësimit Profesional, ofron trajnime profesionale pa pagesë.

superpuna

Bëhu pjesë e platformës superpuna për të parë ofertat më të reja të punës.

facebook-iconfacebook-iconfacebook-icon

Adresa: Ndërtesa e Qeverisë,
Sheshi Nëna Terezë, 10000, Prishtinë,
Republika e Kosovës

aprk.superpuna@rks-gov.net

gov-logo Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve
helvetas-logoeye-logo

Copyright 2025 / superpuna